Google dhe YouTube investojnë 13 milionë dollarë në kontrollimin e fakteve
Google dhe YouTube po bëjnë presion për luftën kundër dezinformimit duke investuar 13.2 milionë dollarë për të mbështetur Rrjetin Ndërkombëtar të Kontrollit të Fakteve (IFCN), i cili është përgjegjës për hapjen e një fondi, Fondi Global i Kontrollit të Fakteve, i cili tërheq 135 organizata nga 65 vende që luftojnë dezinformimin në mbi 80 gjuhë.
“Është granti më i madh ndonjëherë nga Google dhe YouTube për kontrollin e fakteve,” tha grupi në një deklaratë.
Fondi Global i Kontrollit të Fakteve i subvencionuar nga Google do të jetë funksional në vitin 2023 dhe do të çojë në disa risi në shërbimet e gjigantit amerikan.
Midis rezultateve të kërkimit, për shembull, artikujt e verifikimit në lidhje me kërkimin e përdoruesit do të theksohen, në mënyrë që të kemi menjëherë një pasqyrë të kontekstit.
E njëjta gjë do të jetë edhe për YouTube, ku një kuti e kontrollit të fakteve do të shfaqet në seksionin e rezultateve, nëse është në përputhje me videon e kërkuar. “Përveç titujve do të shihni një ekstrakt origjinal të tekstit së bashku me vlerësimin e verifikuar nga organizata të pavarura”, sqaron kompania.
E gjitha kjo falë veglës Fact Checker Explorer, e cila vjen nga një bazë të dhënash prej 150,000 burimesh të besueshme globalisht. Në rastin e lajmeve të rëndësishme, në lidhje me lajmet dhe ngjarjet aktuale, YouTube do të jetë në gjendje të shfaqë një panel të quajtur ‘Breaking News’, për të raportuar informacione nga burime që përputhen me udhëzimet e Google News. A’
Që nga viti 2018, Google News Initiative ka investuar afro 75 milionë dollarë në projekte dhe partneritete të dedikuara për forcimin e edukimit mediatik dhe luftimit të dezinformatave në mbarë botën./Ansa