Google: Asnjë reklamë politike deri më 21 janar

Alfabet Google do të ndalojë të gjitha reklamat politike në platformën e saj duke filluar nga 14 janari dhe pas trazirave të javës së kaluar në ndërtesën e Kongresit.
Google ka në plan të mbajë këtë rregull të paktën deri më 21 janar, i cili do të jetë një ditë pas inaugurimit të presidentit të ri amerikan Joe Biden, raporton Reuters.
Facebook gjithashtu ndaloi reklamat politike pas zgjedhjeve presidenciale më 3 nëntor, dhe i lëshoi ato pak përpara zgjedhjeve për Senatin në shtetin e Gjeorgjisë.