​Ford tërheq dy milionë automjete, rrezikohen nga zjarri

​Ford tërheq dy milionë automjete, rrezikohen nga zjarri

Kompania amerikane “Ford” do të tërheqë dy milionë vetura në Amerikën e Veriut, për shkak të një defekti në rripat e sigurimit në sediljet e përparme, që mund të shkaktojnë zjarr.

“Në fakt është modeli kamionçinë F-150 i prodhuar në vitet 2014-2018, mjeti më i shitur në SHBA dhe më fitimprurës për kompaninë, që preket më shumë”, theksoi “Ford”, shkruan ATSH.

Rreth 17 raste për zjarr apo tym janë sinjalizuar në SHBA dhe gjashtë në Kanada por kompania garanton nuk ka patur aksident, as të plgosur të lidhur me këtë problem.

Një hetim i brendshëm ka zbuluar se disa mbajtëse të rripave të sigurimit të sediljeve të përparme (shofer dhe pasagjer) mund të shkaktonin shumë shkëndija.

Këto shkëndija mund të ndezin gazin që ndodhet në sistem dhe si përfundim të shkaktojnë një zjarr.

 

Shpërndaje në: