Disa këshilla se si ta impresiononi punëdhënësin potencial
Aplikoni në punën në të cilën jeni kualifikuar
Pasi të jetë publikuar ndonjë njoftim për ndonjë pozitë, kompania do të pranojë një numër shumë të madh të aplikimeve. Punëdhënësve do t’ju duhet të ndajnë shumë kohë dhe energji që të merren me ato aplikime. Zhgënjyese për ta do të jenë aplikimet e atyre aplikantëve të cilët nuk i kanë kualifikimet e kërkuara dhe që vetëm e kanë provuar fatin. Kjo madje, është diçka që ndodhë shumë shpesh, prandaj punëdhënësit kur përballen kandidatët të cilët i kanë të gjitha kualifikimet e kërkuara do të jenë në qendër të vëmendjes, si dhe në të tilla rrethana punëdhënësit do t’i shohin ata me njëfarë simpatie.
Shkruani një letër përcjellëse motivuese për pozicionin për të cilin po aplikoni
Shkruani një letër motivuese, e cila prezanton kualifikimet tuaja kryesore dhe thekson përshtatjen tuaj me pozitën që po kërkohet. Mos tentoni që të krijoni familjaritet duke thënë psh, “E dashur Afrodita!” Deri në momentin kur të njiheni mirë më punëdhënësin emri i tij/saj është znj./z.Gashi. përveç kësaj është shumë e rëndësishme edhe drejtshkrimi dhe gramatika, hapësirat në mes të fjalëve si dhe pamja tërheqëse e përgjithshme e letrës.
Filloni me pikat tuaja të forta
Çfarë ju bën të ndryshëm nga të gjithë kandidatët e tjerë? Në përmbledhjet tuaja që i dorëzoni filloni me sfondin dhe përvojën më të rëndësishme për pozitën po jeni duke kandiduar. Faza e karrierës në të cilën gjendeni është shumë e rëndësishme për ta përcaktuar, se cili informacion ku duhet të vendoset.
P.sh., në rast se sapo keni mbaruar studimet, përqendrohuni në arsimimin dhe diplomën, më pastaj edhe me ato që jeni marrë. Ndërsa, një aplikant me shumë përvojë duhet të fillojë me përmbledhjen e arritjeve kryesore dhe pastaj do t’i rendisë të tjerat. Pra, kjo përshtatet me pozitën për të cilën po aplikoni. Për shembull, Një aplikant i administratës së rrjetit duhet të drejtojë me certifikimet e tij ose të saj (Microsoft Certified Systems Engineer (MCSE) dhe të rendisë përvojën e softuerit dhe pajisjes (Microsoft Exchange, SQL Server) para se të rendisë punët dhe arsimin.
Shumica e punëdhënësve i urrejnë telefonatat për vëmendje
Këto telefonata janë thirrje apo emaile të kandidatëve vetëm sa për të marrë vëmendje dhe për t’u dalluar nga të tjerët. Kjo në shumicën e kohës i irriton punëdhënësit, për shkak se përveç qindra aplikimeve ata do të duhet të merren edhe me telefonata dhe email të tjerë. Thirrjet telefonike rrallë i ndihmojnë aplikantët, e përveç kësaj edhe i irritojnë përgjegjësit e kompanisë për rekrutim. Madje, disa kompani, veçanërisht ato të mesmet, telefonuesit e përsëritur i kanë klasifikuar si “ndjekësit”, kjo i ulë mundësitë për të qenë pjesë e ndonjë projekti të radhës.
Kujdes edhe gjatë intervistës telefonike
Punëdhënësit zakonisht nuk humbasin kohën pa një intervistë fillestare telefonike. Ju si kandidatë duhet të jeni të gatshëm të caktoni një orë dhe datë për takim dhe zakonisht të jeni i gatshëm për t’u takuar me punëdhënësin. Është mirë që sa më shumë ta kuptoni pozitën tuaj dhe të mos luani rolin e atij që po ju lusin të punoni. Intervista telefonike eliminon shumë situata të pakëndshme, me të cilët mund të përballeni potencialisht.
Jini të përgatitur për një mini-intervistë dhe për ‘i dhënë intervistuesit pritjet tuaja për pagën! Personat që kanë prirje për të provokuar kur pyeten për pagën, nuk ftohen fare në intervistë. Punëdhënësi do të dëshironte të humbasë kohë me dikë që kërkon një pagë 1000 eurosh, për një pozitë që vlen 600 euro, në standardet e atij vendi.
Përgatitja llogaritet si për shqyrtimin e telefonit ashtu edhe për intervistën e mundshme ballë për ballë
Nëse nga burimet njerëzore të një kompanie ju është caktuar një kohë për një intervistë telefonike, hulumtoni kompaninë paraprakisht, ashtu siç bëni përpara se të shkoni në ndonjë intervistë fizikisht. Në rast se merrni informacione të mjaftueshme rreth kompanisë, atëherë cilësia e intervistës do të rritet në mënyrë të dukshme.
Merrni pushim nga puna për intervistën
Mos prisni që punëdhënësi i mundshëm të zgjasë ditën e tij të punës me disa orë vetëm për t’ua rregulluar juve orarin. Nëse jeni duke punuar dhe kërkoni një pozitë të re, ideale do të ishte që punëdhënësi aktual të jetë i informuar, në rast që kjo atëherë mbase do ta keni ndonjë ditë që e keni ruajtur nga pushimet, për ta shfrytëzuar kur t’ju duhet.
Krijoni përshtypjen e duhur, si në intervistë, ashtu edhe me stafin e kompanisë
Të silleni mirë dhe në mënyrë pozitive nuk do të thotë që ta bëni vetëm me rekruterët, kur shkoni për intervistë. Duhet të jeni të kujdesshëm me të gjithë ata që i takoni në kompani, që nga personat në recepsion e deri tek personi i fundit që hasni. Në shumë kompani rekruterët i pyesin madje edhe recepsionistët se si kanë reaguar kandidatët.
Intervista i tregon punëdhënësit nëse i përshtatet kulturës
Qëllimi i intervistës është të përcaktojë nëse ju dhe organizata përshtateni mirë dhe jo vetëm të ofrojë një ofertë pune. A ndiheni të sigurt që mund t’i bëni punët në atë pozitë dhe të rriteni në kompani? Nëse arrini ta shfaqni këtë, atëherë ata do t’ju ftojnë për një intervistë të dytë, në shumicën e kompanive.
Intervistën pasojeni me një letër falënderimi, apo me një telefonatë
Sjelljet e mira gjithmonë vlejnë. Mos ngurroni të shkruani ndonjë letër apo email falënderimi pasi ta keni bërë intervistën e parë! /Akademi Pune