Bora Zemani mungon në ekran, reagon për herë të parë për gjendjen shëndetësore
Moderatorja Bora Zemani ka informuar për gjendjen e saj, pas mungesës prej disa ditësh në ekran.
Ajo sot ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ka zbuluar se është infektuar për herë të dytë me COVID dhe tashmë ndodhet në shtëpi.
“Faleminderit shumë për mesazhet që më keni dërguar. Unë kam qenë shumë sëmurë gjatë këtyre ditëve, me temperaturë të lartë, deri në dyzet, por ka nisur përmirësimi dhe shpresoj të jem sa më shpejt në Për’puthen. Ju puth fort të gjithëve, nga larg, që mos t’ju ngjis ndonjë gjë”, tha Bora./tch