Bentley shkurton 1000 vende pune
Prodhuesi britanik i veturave luksoze Bentley njoftoi sot shkurtimin e 1 000 punonjësve, rreth një e katërta e efektivëve të tij, për shkak të uljes së aktivitetit si pasojë e pandemisë.
Marka, që punëson 4 200 persona në Britaninë e Madhe dhe i përket grupit gjerman Volkswagen theksoi në një komunikatë se kishte propozuar largime të vullnetshme, pa përjashtuar dhe largimin nga puna të më shumë punonjësve.
Ky njoftim është një goditje tjetër për sektorin britanik të e automobilave ku ristrukturimet janë rritur.
Dje, Aston Martin, një markë tjetër luksoze njoftoi 500 shkurtime të vendeve të punës dhe zinxhirin e tregtarëve të Lookers 1 500.
Prodhuesi britanik i automjeteve McLaren ka vendosur të zvogëlojë fuqinë e tij punëtore me 1 200 persona.