Anulohet “Sunny Hill” në Prishtinë
Edicioni i sivjetmë i festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë është anuluar për shkak të krizës së shkaktuar nga COVID-19.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në Instagram nga ana e vetë organizatorëve të festivalit.
“Me zemër të thyer duhet të konfirmojmë që Festivali Sunny Hill 2020 nuk do të mbahet këtë gusht, për shkak të krizës globale të paprecedent, të shkaktuar nga COVID-19”, thuhet në njoftim.
Organizatorët kanë thënë se festivali do të vazhdojë me edicionin e ri në vitin e ardhshëm.