​Ananasi ju mbron kundër plakjes

​Ananasi ju mbron kundër plakjes

Ananasi i takon familjes Bromeliaceae, me origjinë nga vendet e Amerikës së Jugut, Tajlandës dhe Filipineve.

Sot gjendet lehtësisht në të gjitha dyqanet dhe supermarketet dhe në çdo sezon. Për të përfituar vlerat e tij ushqyese duhet ta konsumojmë të freskët.

Ananasi ka shumë vlera ushqyese: është i njohur për efektet e dobishme në tretje, kundër mbajtjes së ujit dhe riaktivizimit të mikrocirkulacionit lokal, me efekte të rëndësishme për të luftuar celulitin. Megjithëse ka një shije të ëmbël, fruti përmban pak kalori (vetëm 42 për 100 gram tul), dhe për këtë arsye është gjithashtu i përshtatshëm për dietat me kalori të ulët.Është shumë i pasur me ujë dhe ka një furnizim të caktuar të karbohidrateve në formën e sheqernave, në veçanti glukozës, saharozës dhe fruktozës.

Ndërkohë, është i varfër me fibra, ndërsa është një burim i mirë i vitaminës C dhe kaliumit dhe magnezit.

Ananasi është i dobishëm kryesisht për shkak të bromelain, një grup enzimash që luajnë një funksion të rëndësishëm të stimulimit të tretjes dhe metabolizmit. Kjo substancë gjendet te fruti, por sidomos në kërcell.Ananasi ka veti të mira anti-plakje dhe përdoret shpesh në kozmetikë, duke shfrytëzuar vetitë hidratuese dhe zbutëse, në preparatet për të zbutur lëkurën dhe për disa produkte pastrimi.

Por, vlera e tij më e njohur është e lidhur me vetitë anti-inflamatore të bromelainit në luftimin e mbajtjes së ujit dhe për këtë arsye në neutralizimin e celulitit.

Shpërndaje në: