5 simptoma të kancerit të veshkave ndaj të cilave duhet pasur vëmendje

Për të njohur nëse vuani nga kanceri i veshkave, shikoni nëse ndonjë nga simptomat e mëposhtme.
Mos u frikësoni menjëherë nëse kini ndonjërën prej tyre, pasi mund të tregojë një situatë tjetër, dhe nëse ka më shumë, ato duhet të shqyrtohen nga mjeku, transmeton KosovaPress.
Urina me ngjyrën e kuqe
Shenja e parë e kancerit të veshkave është kalimi i gjakut përmes traktit urinar, i cili do të njollosë urinën tuaj me një pamje të errët ose të ndritshme të kuqe.
Dhimbje në shpinë
Çdo formë e parehati ose presioni në kurriz dhe ije mund të tregojë kancerin e veshkave. Kjo do të thotë se veshkat janë zgjeruar dhe shtypin organet dhe indet tjera që shkakton dhimbjen.
Lodhja kronike
Lodhja e vazhdueshme, mungesa e vullnetit dhe ndjenja e lodhjes lidhen gjithashtu me kancerin e veshkave. Këto janë simptoma që mund të shoqërohen me një numër të madh kushtesh dhe sëmundjesh, kështu që nuk do të thotë domosdo se gjendja është alarmante. Nëse e keni këtë simptomë me një tjetër nga ato të listuara, sigurohuni që të kontaktoni mjekun tuaj.
Humbja e peshës
Pasi veshkat janë një nga organet kryesore në procesin e tretjes, dëmtimi i tyre mund të shkaktojë probleme me thithjen dhe tretjen e ushqimit. Kjo mund të manifestohet në mënyrën se si e humbni oreksin tuaj, gjë që çon në humbje peshe.
Pasqyra e keqe e gjakut
Tumoret e shkaktuara nga kanceri i veshkave mund të çojnë në mosbalancim të elektrolitit dhe kalciumit me trupin, anemi, dhe probleme të tjera të lidhura me gjakun.