Njerëzit që konsumojnë pije alkoolike nuk do të preken kurrë nga kjo sëmundje e rëndë
Lajme të mira për të gjithë njerëzit e dhënë pas pijeve alkoolike. Një studim 30 vjeçar i kryer nga Universiteti i Kalifornisë, San Diego ka treguar se se njerëzit mbi 65 vjeç, të cilët konsumojnë deri në 3 gota pije alkoolike do të kenë një jetë të shëndetshme dhe të lumtur.
Në fakt, studiuesit tregojnë se njerëzit, të cilët konsumojnë alkool në nivele të moderuara, nuk do të preken nga sëmundja e dementias deri në moshën 85 vjeçare. Në këtë studim u përfshinë 1000 femra dhe meshkuj, tek të cilët u vërejtën me kujdes efektet e shkaktuara. Megjithatë, pavarësisht lajmeve të mira, sërish studiuesit paralajmëruan rreziqet fatale të abuzimit me alkoolin.
“Ky studim është unik, sepse kemi konsideruar shëndetin njohës të burrave dhe grave në moshë të vonë dhe kemi vërejtur se konsumimi i alkoolit jo vetëm që shoqërohet me vdekshmëri të reduktuar, por me shanse më të mëdha për të jetuar të shëndetshëm edhe kur plakemi”, tha autorja kryesore e studimit, Dr. Linda McEvoy.