Zbulohen municione në tokën e ndërtimit të fabrikës Tesla
Një pjesë e tokës ku do të ndërtohet fabrika e re e “Tesla”-s në Gjermani, është e mbushur me municione, njoftuan zyrtarët e shtetit të Brandenburgut.
Në një parcelë 60 hektarë në Gruenheide, e ndodhur në skajin juglindor të Berlinit, janë zbuluar rreh 85 kilogramë municione.
Në këtë zonë mendohet të ketë 220 kratere bombash.
Banorët gjermanë, kanë kundërshtuar ndërtimin e fabrikës në këtë vend, pasi sipas tyre për ta ndërtuar fabrikën do të duetet të shpyllëzohen dhjetëra hektarë dhe kjo do të ndikojë negativisht në ekosistemin e vendit.