Laporta: Kemi marrë shumë oferta për De Jong, por nuk i pranojmë për momentin
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta në një intervistë për ESPN ka folur për tregun e transferimeve dhe ofertat e marra për Frenkie De Jong.
Laporta ka potencuar se skuadra e tij ka pranuar shumë oferta për De Jong, por momentalisht nuk po i pranojnë.
“Ai është lojtari ynë. Kemi marrë oferta, por nuk i pranojmë për momentin, duam të flasim me të dhe të zbulojmë saktësisht se çfarë dëshiron. Duhet të sqarojmë disa aspekte në lidhje me situatën e tij”, tha Laporta.