​Vuçiq i përgjigjet Haradinajt: S’do të ketë Ushtri të Kosovës në veri

Periskopi.com Lajme

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se dialogu në Bruksel do të vazhdojë kur Prishtina të tërheqë vendimet e saja “të paligjshme”.

Pas një takimi trepalësh në Bruksel, Vuçiq tha për RTS se Serbia do të marrë të gjitha masat për të mbrojtur popullin e saj.

Ai thekson se Serbia nuk dëshiron konflikt, por paqe me shqiptarët, por se nuk do të lejojë kërcënimin e lirisë dhe paqes së popullit të saj. Ai tha se Serbia gjithmonë dëshiron të vazhdojë dialogun, por kjo do të ndodhë kur Prishtina të tërhiqet vendimet e saj të ‘paligjshme’.

“Ne jemi gjithmonë të gatshëm të flasin për çdo gjë -.të ardhmen, kompromisin, pavarësisht presionit të jashtëzakonshëm edhe nga vetë Serbia, pasi ju gjithmonë keni ekstremistët në njërën anë dhe në anën tjetër, por ne nuk jemi të gatshëm për të biseduar me ata që na mashtrojnë çdo ditë,” tha presidenti serb, duke shtuar se gjithçka që i thotë Federica Mogherinit, atë ia thotë edhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Vuçiq gjithashtu komentoi deklaratën e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, se Ushtria e Kosovës do të formohej këtë muaj dhe një pjesë do të vendoset në veri. Ai tha se kjo do të ishte në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit, por edhe me një marrëveshje me NATO-n. “Ata që mendojnë se do të sjellin ushtrinë e tyre në veri të Kosovës – kjo nuk do të ndodhë,” tha Vuçiq.

 

Shpërndaje në: