​Trump kërcënon Kinën, mund ta godasë më fuqishëm ekonominë e saj

Periskopi.com Lajme

Presidenti amerikan, Donald Trump paralajmëroi sot se mund të bëjë shumë më shumë për të goditur ekonominë e Kinës.

“Ekonomia e tyre ka rënë ndjeshëm dhe unë mund të bëjë shumë më shumë nëse dua”, tha Trump për një intervistë në “Fox News”.

“Nuk dua ta bëjë këtë, por ata duhet të ulen në tavolinë”, vazhdoi ai.

Trump akuzon Pekinin se është angazhuar në praktika të padrejta tregtia, përfshirë transferim të teknologjisë me forcë dhe vjedhje të pronës intelektuale.

Ai ka vendosur tarifa doganore me vlerë rreth 250 milionë dollarë.

 

Shpërndaje në: