​Këto janë veturat më të fuqishme për 2018

Periskopi.com Tech & Auto

Top Gear i BBC zgjodhi makinat më të shpejta dhe më të forta për vitin që po lëmë pas.

Numri 1 i listës është Rimac C_Two, i cili ka katër elektromotorë që zhvillojnë 1,887 kuaj fuqi.C_Two përshpejton nga 0 deri 100 km në orë për 1.97 sekonda, ndërsa 160 km / h arrin për 4,3 sekonda. Rimac pretendon se makina e tij e dytë arrin nga 0-300 km / h për 11.8 sekonda.

Në vendin e dytë është Bugatti Diva me 1479 kuaj fuqi, pasuar nga Zenvo TSR-S me 1.177 kuaj fuqi dhe McLaren Speedtail me 1,036 kuaj fuqi, transmeton KosovaPress. Ferrari Monza zë vendin e pestë me 789 kuaj fuqi, pasojnë Lamborghini Aventador SVJ me 759 kuaj fuqi, Chervolet Corvette ZR1 me 755 kuaj fuqi, Aston Martin DBS Superleggera me 725 kuaj fuqi, Nissan GT-R 50 Italdesign me 712 dhe Porsche 919.

Në listë janë edhe Ferrari 488 Runway, BMW M5 Competition, Dodge Challenger Hellcar Redeye, Mercedes-AMG GT 4DR dhe McLaren 600LT.

Shpërndaje në: