​Gashi, PDK: Paranojat e Albin Kurtit po rrezikojnë të ardhmen e Kosovës në raport me ShBA-të

​Gashi, PDK: Paranojat e Albin Kurtit po rrezikojnë të ardhmen e Kosovës në raport me ShBA-të

Ilir Gashi i PDK-së, thotë se deklaratat e Albin Kurtit ndaj Grenell, paraqesin rrezik për të ardhmen e Kosovës.

Ai shkruan në Facebook:

Edhe një deklaratë e rrezikshme nga kryeministri në ikje

Deklarata e KM në ikje, A. Kurtit, në mediat boshnjake se Grenell po e shtyn ndarjen e Kosovës për t’i dhënë edhe një mandate Presidentit Trump, është pjesë e deklaratave të paturpshme të këtij njeriu.

Deklarata si kjo edhe pse nuk qëndrojnë, paraqesin rrezik për të ardhmen e Kosovës dhe raportet me aletain strategjik, SHBA-të. Mosbesimi që ai po mbjellë në popull për Shtetet e Bashkuara të Amerikës është situatë favorizuese për Serbinë.

Së pari – KM në ikje po del të jetë edhe analist i dobët i ngjarjeve politike sepse Presidenti Trump gjatë gjithë mandatit të tij në politiken e jashtme nuk e ka trajtuar ndonjë çështje me prioritet përveç rasteve ku interesat amerikane janë prekur direkt.

Së dyti – Nëse populli amerikan i jep edhe një mandate Presidentit Trump pse ai po e ndan Kosovën, është shqetësim përtej pozitës së Presidentit.

Së treti – Nëse fiton Presidenti Trump kjo do të ndodhë për shkak të rritjes ekonomike të SHBA-ve, e jo për shkak të politikës së jashtme.

Paranojat e Albin Kurtit janë rrezik potencial për dëmtimin e raporteve tona me SHBA-të. Kjo qasje mund të sjellë ndryshimin e vërtetë të politikës amerikane ndaj Kosovës.

Ikja e një kryeministri kontrovers dhe me premise ideologjike anetiamerikane është e shëndeteshme për brezat që vijnë dhe për shqiptarët kudo që janë.

 

Shpërndaje në: