​​Vuçiqit iu lejua vizita në Ujman, por me një kusht

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq nesër pritet te jetë në Kosovë. Ende nuk dihet agjenda e tij, por mësohet se tashmë i është lejuar vizita në Ujman.

U raportua se kjo është bërë pas presionit të ndërkombëtarëve. Mirëpo si kusht e ka që nuk duhet dhënë deklarata provokuese.

Ndërkombëtarët besohet se ia kanë përmendur se Ujmani rregullohet me marrëveshje ndërkombëtare prej të dyja shteteve.

Në një konferencë për media, Vuçiq foli për zhvillimet e fundit.

“Ditët e fundit kanë qenë shumë të vështira për popullin tonë dhe neve që e përfaqësojmë Serbinë në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka përmendur deklaratat paralajmëruese të udhëheqsve kosovarë nëse ai viziton Liqenin e Ujmanit.

“Fillimisht ma ndaluan ta vizitojë Gazivodën dhe më thanë se nëse shkon atje, do të përfundosh si Gjuriqi. Kjo ishte aryseja pse nuk munda të flisja me përfaqësuesit kosovarë sot, por kjo nuk do të thotë se do ta ndërpresim dialogun. Ne duhet të vazhdojmë të flasim, sepse dialogu është çelësi për ruajtjen e paqes”, ka thënë tutje ai.

Në anën tjetër, u bë e ditur se Vuçiqit i është lejuar vizita te Ujmani me rekomandim të SHBA’së, në mënyrë që të mos rriten tensionet mes dy vendeve. /Periskopi

Shpërndaje në: