dejan-radenkoviq

Zyrtari serb do kthimin në Kosovë edhe të 225 mijë serbëve

Anëtari i Kryesisë së Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), Dejan Radenkoviq ka thënë sot në Mitrovicë se Bashkimi Evropian bart përgjegjësinë më të madhe për pengimin e procesit të normalizimit të gjendjes në Kosovë, shkruan ‘Blic’ i Beogradit.

Periskopi.com Lajme

 

Brukseli, që mbikëqyrë zhvillimin e dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës, nuk po ndërmerr asgjë për të penguar obstruksionin e autoriteteve të Kosovës ndaj gjithë asaj që dy delegacionet merren vesh, citohet të ketë thënë Radenkoviq.

“Është e pakuptueshme që administrata ndërkombëtare tash tri vjet nuk i sheh synimet e pushtetit në Prishtinë për të penguar formimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave Serbe, ndërsa tash 15 vjet shmang hapjen e çështjes së kthimit të pronës së uzurpuar serbe”, ka thënë ai.

Radenkoviq tetotë se mëkati më i madh i Bashkimit Europian është se, siç është shprehur ai, nuk përmend kthimin e 225 mijë serbëve dhe pjesëtarëve të tjerë të komuniteteve jo shqiptare të dëbuar.

“Është pabesueshme se nga Brukseli nuk ka pasur kurrfarë reagimi ndaj deklaratës anticivilizuese të Kuvendit të Komunës së Suharekës. Këshilltarët e kësaj komune nga Metohia unanimisht kanë miratuar një deklaratë kundër kthimit të serbëve të ndjekur nga vatrat e tyre në fshatin Mushitisht”, ka thënë ai dhe ka shtuar “nëse BE nuk reagon urgjentisht, shembujt si ky do të bëhen rregull”.

Të përkujtojmë se sipas Beogradit në Kosovë aktualisht jetojnë më shumë se 100 mijë serbë, ndërsa kërkon kthimin edhe të 225 mijë serbëve të tjerë “të dëbuar” nga Kosova.

Në vazhdim të dhënat statistikore serbe, sipas regjistrimit të vitit 1991:

Etnički sastav (përbërja etnike):

  • Albanci (Shqiptarë) – 1.596.072 (81,59%)
  • Srbi (Serbë) : 194.190 (9,93%)
  • Muslimani (Muslimanë): 66.189 (3,38%)
  • Romi (Romë) – 45.745 (2,34%)
  • Crnogorci (Malazezë) – 20.365 (1,04%)
  • Hrvati (Kroatë) – 8.062 (0.41%)
  • Jugosloveni (Jugosllavë) – 3.457 (0.18%)
  • Ostali (Të tjerë) – 21.933 (1.12%)