arse

Zyrtare: Tre yje nënshkruajnë me Arsenalin

Tifozët e Arsenalit kanë marrë një lajm shumë të mirë.

Periskopi.com Sporti

Tre yjet francezë të kësaj skuadre, Laurent Koscielny, Francis Coquelin dhe Olivier Giroud kanë nënshkruar kontrata të reja me klubin nga Londra.

Lajmi është konfirmuar nga vetë faqja zyrtare e klubit nga Londra e veriut.

“Jemi të kënaqur t’iu njoftojmë se tre nga yjet tanë kanë nënshkruar kontrata të reja afatgjate. Francis Coquelin, Olivier Giroud dhe Laurent Koscielny kanë zgjatur kontratat”, shkruan në njoftimin e klubit londinez. /Periskopi.com