kombetarja-8-620x330

Zyrtare: Përjashtohet futbollisti i Kombëtares

Rei Manaj është dënuar nga trajneri i Peskarës, Masimo Odo, të cilit me sa duket nuk i ka pëlqyer sjellja e sulmuesit shqiptar.

Periskopi.com Sporti

Futbollisti nuk ishte përfshirë në listën e lojtarëve të grumbulluar për takimin e nesërm ndaj Romës dhe fillimisht u mendua se mos ishte për çështje dëmtimi.

Por tekniku ka shpjeguar në konferencë për shtyp se kjo ishte masë ndëshkimore dhe se ishte qartësisht i pakënaqur nga sjellja e futbollistit, i cili praktikisht i ka mbyllur dyert vetes te Peskara.

“Preferoj të grumbulloj një djalosh të të rinjve më mirë se një person që nuk di të sillet. Kush është korrekt, kur i bashkohet kauzës, kush shkon drejt objektivit të përbashkët, bëhet i rëndësishëm dhe luan.

Pjesa tjetër për mua nuk ka rëndësi. Kush sillet në mënyrën e duhur ecën para, përndryshe mbetet mbrapa. Ka rëndësi kush do të jetë nesër, të tjerët mund të rrinë në shtëpi”, ishin fjalët e trajnerit Odo para gazetarëve.