messi-guardiola

Zyrtare: Guardiola tregon nëse Messi do të transferohet te City

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur rreth të ardhmes së Lionel Messit.

Periskopi.com Sporti

Strategu katalunas thotë se argjentinasi do ta përfundojë karrierën te Barcelona, duke hedhur poshtë mundësinë e transferimit të tij në Etihad Stadium.

“Unë e kam thënë këtë më shumë se një herë”, tha Guardiola.

“Messi do ta përfundojë karrierën në Barcelona. Dhe, kjo është ajo që unë thellësisht e dëshiroj”, shtoi ai.

29-vjeçari nuk po gjen gjuhë të përbashkët me klubin rreth rinovimit të kontratës, gjë e cila ka nxitur spekulimet për një largim të mundshëm të tij nga Camp Nou. /Periskopi.com