arena

Zyrtare: E shkarkuan 10 vjet më parë, sot e rikthejnë prapë trajnerin

Bruce Arena është emëruar trajner i ri i Shteteve të Bashkuara, një dekadë pasi u shkarkua prej këtij pozicioni.

Periskopi.com Sporti

Ai do të zëvendësohet në Jurgen Klinsmannin, i cili u shkarkua ditë më parë prej Federatës së Futbollit të SHBA-së.

Arena kishte drejtuar amerikanët gjatë viteve 1998-2006. Ekipi i SHBA gjatë asaj periudhe kishte regjistruar 71 fitore, 30 humbje dhe 29 barazime ndërsa suksesi më i madh ishte kualifikimi në çerekfinalen e Kupës së Botës në vitin 2002, transmeton Telegrafi.

Jurgen Klinsmann, i cili udhëhoqi Shtetet e Bashkuara që nga viti 2011, u shkarkua pas dy humbjeve rresht në kualifikimin për Kupën e Botës.

SHBA-të renditen në pozitën e fundit në renditjen CONCACAF Group, ku tre ekipet e para do të kualifikohen për botërorin Rusi 2018.