barcelona

Zyrtare: Barcelona dridhë tifozët para El Clasicos

Barcelona ka konfirmuar se mbrojtësi Jordi Alba është në dyshim për derbin ndaj Real Madridi.

Periskopi.com Sporti

Derbi më i madh i futbollit në botë zhvillohet këtë të shtunë.

Ndërsa, Alba pësoi një dëmtim në sfidën ndaj Real Sociedadit dhe ka shumë mundësi të mungojë në El Clasico.

“Pas testeve të bëra gjatë ditës së sotme, është konstatuar se Jordi Alba ka një të mavijosur në gjurin e djathtë dhe i është ënjtur nyja e majtë. Se a do të jetë i gatshëm për ndeshjet e ardhshme, do të mësohet ditëve në vazhdim, varësisht ecurisë së rikuperimit”, shkruan në deklaratën zyrtare të Barcelonës. /Periskopi.com