auto_zog1472376382

Zogaj: Për herë të parë është çarë PDK-ja në Drenas

Analisti politik, Petrit Zogaj ka thënë se kandidatët për kryetar të Drenasit përveq Xhavit Drenorit nuk janë aq të “etshëm për të bërë debat.

Periskopi.com Lajme

“Nuk besoj që ata janë aq të etshëm për të bërë debat dhe nuk janë gati dhe të kenë formulime politike që mund të vijnë si politika në terren, përveç Xhavit Drenorit”.

“Duke qenë zgjedhje lokale dhe fushata shumë e shkurtër, më së mbari ju vjen që të mbajnë takime direkte, por do të ishte mirë që programet e tyre t’i prezantojnë edhe nëpër televizione”.

Zogaj i ftuar në Zona B në Klan Kosova ka thënë se Lladrovci nuk është i gatshëm që të vijë për të shpalosur programin e tij për drejtimin e Drenasit.

“Dyshoj se gara atje është kualitative. Gara atje është për dominim. Lladrovci nuk e ka pas gatishëmrinë për të ardhur që të na e tregojë programin e tij për nëntë muaj që mund ta drejtonte Drenasin”.

“Do të ishte e pamundur që në mbrëmë të kishim dikë nga PDK-ja këtu, pasi të gjithë janë atje dhe kjo tregon frikën e tyre”.

“Për herë të parë është çarë PDK. Atje ka shumë probleme edhe ekzistenciale. Shpejgimi është se aty njerëzit kanë kaluar shumë kohë në pushtet”.