Zgjedhjet në Drenas u paraprijnë zgjedhjeve nacionale

Zgjedhjet komunale në Drenas janë afruar, ndërsa nesër edhe zyrtarisht pritet që të filloj fushata zgjedhore.

Periskopi.com Lajme

Derisa KQZ-ja dhe kandidatët e partive politike të kësaj komune janë bërë gati për këto zgjedhe, edhe në nivel qendror, ndonëse në heshtje po përgatiten për zgjedhje nacionale.

Adrian Çollaku, njohës i rrethanave politike thotë se mungesa e numrave të mjaftueshëm në Kuvend për t’i kaluar marrëveshjet dhe ligjet e rëndësishme, detyrimisht e shtynë vendin që të shkoj në zgjedhje të parakohshme jo më larg se në pranverë.

“Edhe pse kemi një koalicion me 2/3 i bie që nuk i kanë votat për të kaluar një marrëveshje, dhe në situata të tilla zgjidhja e vetme janë zgjedhjet. Shtyrja e zgjedhjeve deri në vitin e ardhshëm vetëm i dëmtojnë vend, duhet që kjo Qeveri ti nënshtrohet edhe një herë votës”, thotë ai pë Tribuna

Çollaku, thotë se zgjedhjet në Drenas janë me rëndësi të veçantë  për shkak se shefi i ri i PDK-së, Kadri Veseli duhet të kaloj testin e parë të tij.

“PDK me të gjitha mjetet që i ka, më të gjitha kapacitet  po dëshiron ta fitoj këtë Komunës, sepse duan realisht që shefi i tyre të jetë i suksesshëm në sfidën e parë”, thotë Çollaku.

Ndërsa në KQZ thonë se për zgjedhjet në Drenas janë të gatshëm për zgjedhje, e sipas tyre, kurdo që u kërkohen edhe zgjedhjen nacionale ata janë të gatshëm.

Të gjitha partitë anë shprehur të gatshme për të hyrë në një proces të tillë, ndonëse jo të gjitha u konvenon kjo gjë.