Zëvendëskryeministri serb i reagon Izetbegoviqit pas deklaratës për Kosovën

Periskopi.com Lajme

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Rasim Lajiq, deklaroi se deklarata e djeshme e Bakir Iztbegoviq lidhur me Kosovën “pavarësisht nëse është plasuar drejtë apo jo” nuk do të duhej të ishte arsye për ngrirjen e marrëdhënieve mes Serbisë e BeH, sepse kështu do të humbej gjithë ai mund dhe kohë për të gjetur zgjidhjen e çështjeve të hapura mes Beogradit e Sarajevës.

“Për shkak të konstruksioneve kushtetuese dhe marrëdhënieve të brendshme në BeH, tema për njohjen e Kosovës nuk mund të jetë as ligjërisht, as politikisht e drejtë të vihej në rend dite në institucionet e atij vendi e lëre më të debatohet për këtë çështje”, deklaroi Lajiq, njoftojnë mediat serbe.

Tutje, Lajiq shtoi se duhet vazhduar në zgjidhjen e problemeve mes Serbisë e BeH, sepse janë partnerë të rëndësishëm në fushën e tregtisë e të eknomisë.”

“Ndërkaq lidhur me Sanxhakun, boshnjakët duhet të mbajnë e t’i ruajnë kontaktet me BeH”, transmeton RTK.

Ndër të tjera, zëvendëskryministri Lajiq deklaroi se Sanxhaku ka nevojë për zhvillim infrastrukturor, ekonomik, për punësim dhe investime të reja.