Zbulohet pse gratë i tradhtojnë bashkëshortët me meshkuj më të rinj

Ato i kanë të qarta gjërat, ndërkaq ia vlen të jenë me partnerët e tyre.

Periskopi.com +18

Sipas një studimi të ri e gjitha që një femre i nevojitet për lumturi dhe dashuri është partneri i ri seksual.

Pra, femrat nuk tradhtojnë me meshkujt më të rinj për shkak se kjo është e popullarizuar, por për shkak që u është e domosdoshme, transmeton Telegrafi. Lajmi vijon më poshtë ↓

Sajti për tradhti kohë më parë ka bërë një hulumtim në të cilin kanë marrë pjesë 11.000 pjesëtare të gjinisë femërore, të cilat po me atë qëllim i janë qasur sajtit,.

Me atë rast është konstatuar që femrat ndihen më të lumtura kur tradhtojnë bashkëshortët e tyre me meshkuj më të rinj.

E vetmja arsye që femrat e martuara i duan meshkujt e rinj është ajo sepse energjia e tyre ndihet në krevat, shkruan “Daily Star”.

Madje 68 për qind e të anketuarave me krenari kanë pranuar që më së shumti dëshirojnë të lozin me meshkujt dukshëm më të rinj seç janë ato vetë.

42 për qind e damave janë deklaruar që pranë partnerit më të ri ndiejnë kënaqësi më të madhe, sepse ata pëlcasin nga energjia, gjë që është posaçërisht e rëndësishme në seks.

29 për qind e femrave thonë që në lidhje të këtilla ndihen më atraktive, sepse mashkulli më i ri nxit rritjen e egos së tyre.

11 për qind e tyre kanë thënë që pranë meshkujve të moshës së tyre nuk ndihen mjaft të dëshiruara, andaj edhe i tradhtojnë.