x-2-780x439

Zbulohet misteri: Ja përse femrat jetojnë më gjatë se meshkujt

Ndonëse konsiderohen si gjinia më e fortë, kur vjen puna te jetëgjatësia, meshkujt jetojnë më pak se femrat.

Periskopi.com Shëndeti

Shkencëtarët thonë se e kanë gjetur arsyen për këtë fenomen. Sipas tyre, humbja e kromozomi Y mund të jetë shkaku i jetës së shkurtër te meshkujt.
I gjendur vetëm te gjinia mashkullore, kromozomi Y përmban ADN -në që i bën meshkujt të jenë të tillë dhe është prezent thuajse në çdo qelizë të trupit.
Por, te disa meshkuj, me kalimin e viteve ai nisë të zhduket nga disa qeliza të gjakut.
Studime të mëparshme kanë dalë në përfundimin se zhdukja e këtij kromozomi te meshkujt bën që ata të vdesin në moshë më të re dhe të vuajnë nga disa lloje të ndryshme kanceri.