Policia_ne_trafik_stop-650x358

Zbriten dënimet për automjetet e paregjistruara, këto janë çmimet

Ministria e Punëve të Brendshme, përmes një komunikate për media, ka njoftuar qytetarët e Kosovës se nga data 16 nëntor 2016, ka zbritur taksat administrative (dënimet) për automjetet të cilave ju ka kaluar afati prej 30 ditësh nga data e skadimit të regjistrimit të tyre.

Periskopi.com Lajme

Ndryshimet e taksave administrative për rastet e vazhdimit të regjistrimit dhe çregjistrimit të automjeteve dhe mjeteve tjera motorike janë si në vijim:

Taksat për vazhdim të regjistrimit të automjeteve dhe mjeteve tjera motorike që kanë kaluar afatin prej 30 ditësh nga data e skadimit të regjistrimit të automjetit dhe nuk janë çregjistruar, si dhe taksat për çregjistrim të automjeteve pas skadimit të afatit prej 30 ditësh janë:

a). Për automjetet nën 3.5t për çdo 30 ditë ———————– nga 25€ zbret në 10 €;

b). Për automjetet 3.5t dhe mbi 3.5t për çdo 30 ditë ———– nga 50 € zbret në 20 €;

c). Për motoçikleta për çdo 30 ditë, është përcaktuar taksa prej 5 €.