Visar Ymeri

Ymeri: Veseli e di që janë vetëvra Astriti e Arbënori se ai e kontrollon shtetin

Deklaratave të Kadri Veseli se Astrit Dehari dhe vëllai i tij, Arbnor Dehari kanë kryer vetëvrasje, u ka reaguar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, i cili ka thënë se ende pa u kryer hetimet, Veseli po konstaton vetëvrasjen e tyre.

Periskopi.com Lajme

Ymeri ka thënë se duhet të bëhet një hetim se çfarë lidhje ka deklarata e Veselit, në të cilën na tha se “ishalla nuk e vrani vetën” me vdekjen e aktivistit të kësaj Lëvizje.

Ymeri ka thënë se nuk ka hetime kredibile për rastin e Deharit, pasi sipas tij, sistemi i drejtësisë dhe i gjithë shteti është i kapur nga kryeparlamentari Kadri Veseli dhe shokët e tij.

Në anën tjetër, ende pa përfunduar të gjitha hetimet për këtë rast, Veseli konstaton vetëvrasjen e vëllezërve Dehari.

Ndërsa, lidhur me peticionin, Veseli ka thënë se ai nuk i është drejtuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Veseli tha se seanca për Deharin ka gjasa të mbahet brenda muajit dhjetor. /Periskopi/