15231614_10209583338814255_2051618512_o

Ymeri: Pushteti, regjim brutal ndaj popullit të vet

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri tha se që nga pesë nëntori shteti po refuzon që të jap dhe të krijojë drejtësi për Astrit Deharin, derisa tha se Dahri ka dëshmuar se si duhet të angazhohemi për Republikën dhe në anën tjetër ka dëshmuar se si regjimi i trajton qyetarët e Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Këto deklarat Ymeri i bëri sot gjatë vënies së një baneri përmes të cilit kërkohet drejtësi për Astritin,  në një nga ndërtesat në sheshin “Zahir Pajaziti”, transmeton Periskopi.

Ymeri konsideroi se qeveria aktuale  është një regjim brutal ndaj popullit të vet.

“Ai është e vërteta e këtij shteti, e këtij regjimi politik të instaluar në Rapublikën e Kosovës. Astriti e dëshmon se si në njërën anë duhet të angazhohemi për këtë Republikë dhe  për këtë popull dhe në anën tjetër se si regjimi në Kosovë i instaluar në krye të institucineve e që e ka kapur shtetin, si i trajton ky regjim qyetarët e Republikës, kundërshtarët politik dhe si e trajton shtetin e Kosovës. Pra, një regjim anti-popullor natyrisht që do të jetë brutal ndaj popullit të vet. Historikisht regjimet në Kosovë kanë qenë aq të egër karshi popullit që kërkonte liri e barazi, sa kanë qenë të dobët e të nënshtrueshëm karshi kërkesave hegjemoniste të Serbisë dhe edhe sot kjo po shihet të jetë po aq e vërtetë si ka qenë në histori”, tha ai.

Ai ka shtuar se mënyra e vdekjes së Astritit e bën atë vazhdimësi e të përndjekurëve politik.

“Që prej 5 nëntorit regjimi ka refuzuar absulutisht që të jap dhe të krijojë drejktësi për Astritin, që të jap përgjegjësi për të dhe që popullit të Kosovës t’i tregojë çka ka ndodhur me Astritin në burgun e Prizrenit. Astriti vdiq në burgun e Prizrenit nën akuzat e montuara, i mbajtur padrejtësisht aty. Kjo pra e bën Astritin jo vetëm aktivist politik të aktualitetit në Kosovë, por edhe vazhdimësi e të përndjekurëve politik gjithandej vendit”, shtoi ai. /Periskopi/