auto_visar1480323753

Ymeri: Kjo Kosovë nuk është ajo për të cilën dhanë jetën Jasharajt

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, bashkë me përfaqësuesit e tjerë të këtij subjekti, kanë bërë homazhe sot tek varrezat e familjes Jashari në Prekzaz.

Periskopi.com Lajme

Ymeri me këtë rast, ka thënë se 28 Nëntori nuk është vetëm datë e së kaluarës, raporton Zëri.info.

“Të rënët për lirinë e Kosovës, të rënët për bashkimin e kombit, sakrifica e familjes Jashari në krye me Adem Jasharin është dëshmi që 28 nëtntori nuk është vetëm datë e së kaluarës por është edhe projekt i së ardhmes”, është shprehur ai.

Ymeri më tej, ka thënë se gjithë këta dëshmorë që kanë dhënë jetën për lirinë e Kosovës na mësojnë edhe si jetohet edhe si dashurohet.

Kurse, ka vlerësuar se Kosova e tanishme nuk është aspak ajo për të cilën kanë dhënë jetën jasharajt dhe gjithë dëshmorët e tjerë të Kosovës.

“Kjo Kosovë që po e shohim sot është shpërputhje flagrante me Kosovën për të cilën kishin rënë familja Jashari dhe gjithë dëshmorët. Asnjë prej tyre nuk e ka mendaur që në Kosovën e pavarur do të ketë të arrestuar politikë, që e humbin jetën në burgje dhe nuk do të ketë kurrfarë përgjgegjësie”, ka potencuar ai.