Yllit të Kombëtares Shqiptare i bëhet ëndrra realitet

Jahmir Hyken ka vendosur që të vazhdojë karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës te skuadra e San Jose Earthquakes.

Periskopi.com Sporti

Ai ka nënshkruar një kontrate 3-vjecare.

Vlera e transferimit të tij nga Luzerna në San Jose është rreth 125.000 $, ndërsa vetë Hyka do të përfitojë një pagë prej 500.000 $ dollarësh në sezon, plus bonuset, shtëpi, makinë dhe shumë përfitime të tjera dytësore që vijnë nga nënshkrimi i kësaj kontrate.

Hyka pritet të ketë një rol prej protagonisti në skuadër dhe nga klubi i tij shihet si përforcimi kryesor në këtë merkato dhe me këtë blerje nga San Jose është bërë një ndër tre më të paguarit e këtij klubi.

Me ekipin e ri, Hyka pritet të mbajë fanellen me numrin 10.

Për t’u bërë pjesë e ëndrrës amerikane, ai refuzoi oferta konkrete prej Alaniaspor, Bursaspor e Koniaspor nga kampionati turk, Ferencvaros në Hungari dhe një oferte prej 700.000 $ në sezon nga skuadra e kampionatit kinez Henan Jianye.