messi-neymar

Ylli i Barcelonës mund të dënohet me dy vjet burg

Prokurorët spanjollë janë duke kërkuar dy vjet burgim për sulmuesin e Barcelonës, Neymarin, dhe dënim prej 10.6 milionë dollarëve për pjesëmarrjen e tij në aferën korruptive për transferimin e tij nga Santosi në Barcelonë.

Periskopi.com Sporti

Gjykatësi Jose Perals gjithashtu ka kërkuar pesë vjet burgim për ish-presidentin e Barcelonës, Sandro Rosell dhe gjobë prej 8.4 milionë eurove për klubin, por këto akuza kanë rënë.

Rasti ka filluar pas një ankese të grupit investues brazilian DIS, që kishte 40 për qind të kartonit të Neymarit dhe ka pohuar të ketë pranuar më pak para sesa Barcelona kishte paguar për transferimin e tij.

Barcelona është përfshirë në probleme ligjore për transferimin e Neymarit që prej vitit 2013. Për këtë skandal dha dorëheqje Rosell, i cili në vitin 2014 dëshmoi për këtë skandal.