15786_660_464404

Yjet që besojnë në gjëra të pazakonta!

Yjet e botës së famës dhe shoubiznesit shpeshherë kanë sjellje të zakonshme sikurse çdo njeri. Këtu bëhet fjalë edhe për besimin në besëtytni. Shumë prej tyre besojnë në besëtytni të kota, për të cilat besojnë se u ndihmojnë në tejkalimin e vështirësive dhe sfidave me të cilat përballen.

Periskopi.com Limonada

Besëtytnitë e tyre janë nga më të çuditshmet, ndërsa në vazhdim do të paraqesim disa nga këto, të cilat në çdo kohë i aplikojnë të famshmit.

Aktorja Jennifer Aniston e pranoi se është besëtyte dhe se me rastin e hyrjes në aeroplan e ka ritualin e veçantë, të cilit në mënyrë strikte i përmbahet, pasi që i ndihmon ta largojë frikën para fluturimit.

“Kur të futem në aeroplan së pari duhet hyjë me këmbën e djathtë dhe me të ta prek së pari pjesën e jashtme të aeroplanit”, ka rrëfyer ajo.

Këngëtari i grupit “Coldplay”, Chris Martin është njëri nga kandidatët për titullin e mbretit të besëtytnive, pasi që para secilës paraqitje, besoni apo jo, zhvillon madje 18 rituale.

“Shumë prej tyre janë shumë të gjatë që t’i përsërisë. Megjithatë, njëri nga më të rëndësishmit është larja e dhëmbëve, pasi që në të kundërtën nuk ndihem shumë i mençur”, thotë Martin.

Regjisori, shkrimtari dhe aktori Woody Allen konsideron se më së mirë është të besohet në diçka, çka do që të jetë, se sa në tërësi ta humbni besimin. Gjeniu i filmit e zbuloi se pikërisht besimi dhe besëtytnia kanë ndikuar tek ai që ta punojë filmin “You Will Meet a Tall Dark Stranger”.

Këngëtaren Missy Elliott asgjë nuk mund ta ndalë në rrugën e saj drejt majës së muzikës, përveç maces së zezë. Ajo konsideron se kjo mace i sjell fatkeqësi dhe është e gatshme që të bëjë gjithçka që të shmangë pasojat e takimit me të. “Nëse macja e zezë ma pret rrugën, do të kthehem menjëherë për në shtëpi, pa marrë parasysh se për ku isha duke shkuar”, ka zbuluar ajo, transmeton Zeri.