imamet-ne-salle

Xhihadizmi: Apeli fundos imamët, mbeten në burg me dënime deri në 17 vite burg

Periskopi.com Lajme

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka dhënë sot dënimin për 9 personat e akuzuar për rekrutim të shqiptarëve në luftën e ISIS. Ka mbetur në fuqi vendimi i Shkallës së Parë për imamët e vetëshpallur ndërsa është ulur dënimi për disa të tjerë, raproton Opinion.

Kështu për imamin e vetëshpallur të Unazës së Re, Genci Balla Apeli la të fuqi dënimin me 17 vite burg; Gerti Pashja gjithashtu u dënua me 17 vite burg; 18 vite burg për imamin Bujar Hysa dhe 13 vite burg për Edmond Ballën.

Kanë përfituar ulje dënimi Orion Reci nga 13 vite, në Apel iu dha 6 vite burg; Fadil Mulosmani nga 12 në Shkallën e Parë, u dënua me 10 vite burg në Apel. Po kështu edhe Vehdi Morava u dënua me 10 vite burg nga gjykata e Apelit.