Ramiz-Lladrovci-636x358

Xhavit Drenori flet për thasët me para të Ramiz Lladrovcit

Kandidati për kryetar të Drenasit, Xhavit Drenori, ka folur për thasët me para të kandidatit të PDK-së për kryetar të kësaj komune, Ramiz Lladrovci.

Periskopi.com Lajme

Ai ka thënë se thasët me para janë bartur si thasë me miell e grurë. Madje, sipas tij ata nga shtëpia janë bartur në vend të caktuar, nga njerëz të caktuar, transmeton Periskopi.

Në Zonën e Debatit në Klan Kosova, Drenori ka thënë se nuk është e mundur që gjithë ato para të bëhen vetëm me një rrogë të deputetit.

“Shikoni shtëpinë e tij, pronat e privatizuara, njerëzit që janë blerë për vota. Ai me para të deputetit nuk ka mundur t’i bëjë të gjitha këto. Ai ka dy banesa, prona në Prishtinë. Kah kanë ardh mjetet për ato? Për thasët me para e din të gjithë”, ka thënë Drenori. /Periskopi/