wenger

Wenger: Southampton e meritoi fitoren

Arsene Wenger është deklaruar pas ndeshjes me Southampton në kuadër të kupës së Anglisë, ndeshje të cilen Arsenal e humbi me rezultat 0-2.

Periskopi.com Sporti

Trajneri francez nuk është ndarë i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij, sidmos ata të repartit të mesfushës, ku e ka përfshirë edhe Granit Xhaka-n, i cili takimin e startoi nga banka rezervë.

Arsenali e përjetoi humbjen e parë pas 19 ndeshjeve pa humbje.

“Ndjej keqardhje për humbjen e ndeshjes”, ka thënë Wenger.

“Mendoj se kemi luajtur mirë në pjesën e dytë, por kur shikoj lojtarët që kanë luajtur sonte, disa prej tyre nuk u paraqiten mirë. Në takim kemi pasur mesfushor të tillë si Coquelin, Ramsey, Elneny, pastaj edhe Xhakën”, shtoi francezi.

“Mendoj se nuk iu qasëm me seriozitet të madh që nga minuta e parë e ndeshjes”, tha ndër të tjerash Wenger. /Periskopi/