xhaka

Wenger e krahason Xhakën me legjendën e njohur

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger e ka marrë si shembull formën jo shumë të mirë të Thierry Henry, pas transferimit te londinezët më 1999.

Periskopi.com Sporti

Këtë e bëri si reagim ndaj zërave kritik ndaj mesfushorit Granit Xhaka, i cili është kritikuar shumë për formë jo të mirë javëve të fundit.

Por, Wenger i jep motiv shtesë yllit nga Kosova që të punojë dhe të përmirësohet.

“Unë jam i bindur që Xhaka do të përmirësohet. Nëse e mbani në mend Henryn, ai në fillim nuk luante deri në muajin nëntor. Tani jemi në nëntor”, deklaroi Ëenger. /Periskopi.com