vete

VV prezanton video për natën e sulmit në Kuvendin e Kosovës (Video)

Periskopi.com Lajme

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka prezantuar dëshmitë, që sipas tij, tregojnë se aktivistët e VV-së po mbahen në burgje padrejtësisht dhe pa fakte.

Pas konferencës, Molliqaj në profilit e tij në Facebook, ka postuar edhe një video me dëshmitë e prezantuara.

“Kamerat e sigurisë, disa prej të cilave janë konfiskuar nga Policia e Kosovës, dëshmojnë vendndodhjen e secilit aktivist në momentet kur ka ndodhur sulmi ndaj Kuvendit, si dhe lëvizjet e tyre para dhe pas këtij sulmi (shih videon). Përderisa organet tona të “drejtësisë” nguteshin që të publikonin video të dyshimta nga burgu i Prizrenit, pse nuk po i publikojnë edhe këto video?!”, ka shkruar ai.