15322476_10211435954404744_1444217657_o

VV aksion te Pallati i Drejtësisë, dorëzon dëshmi për aktivistët e dyshuar për terrorizëm

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot një aktivitet para Pallatit të Drejtësisë.

Periskopi.com Lajme

Aktivistët e këtij subjekti politik kanë dorëzuar në Gjykatën Themelore materialet me video të cilat u paraqitën dje në një konferencë për media, përmes së cilave sipas tyre, dëshmohet pafajësia e gjashtë aktivistëve të arrestuar muaj më parë si të dyshuar për terrorizëm.

“Tashmë faktin që këta aktivistë nuk kanë qenë aty dhe alibinë e dëshmuar me video dje në konferencën e Lëvizjes, e ka parë gjithë opinioni në Kosovë, por meqë mund të ketë hapësirë për keqkuptime, ne sot i kemi sjellë nga një kopje të kësaj videoje edhe prokurorisë e edhe gjykatës”, ka thënë aktivisti i VV-së, Valdrin Ahmeti.

Ai ka thënë se Vetëvendosje nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi në Kosovë.

“Nuk do të ndalemi së kërkuar Drejtësi për Astritin deri sa të zbardhet i gjithë rasti. Nuk do të ndalemi së kërkuari Drejtësi për aktivistët që po mbahen padrejtësisht nëpër burgje e arreste shtëpiake”, u shpreh ai.