Vucic

Vuçiqi lutet që NATO-ja të mbetet në Kosovë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë shkëmbyer lëvdata për njëri-tjetrin në një konferencë shtypi, në selinë e NATO-s, pas vizitës që Vuçiqi i bëri selisë së kësaj Aleance, shkruan sot “Koha Ditore”.

Periskopi.com Lajme

Ai pos që është pritur nga sekretari i përgjithshëm i kësaj Aleance, Jens Stoltenberg, përfshirë edhe në rezidencën e tij private që nuk është shpesh zakon, ka folur edhe para ambasadorëve të vendeve anëtare në një seancë të posaçme të Këshillit të NATO-s, transmeton Koha.net.

Kryeministri i Serbisë, Vuçiq, ka thënë se në këto takime i ka lutur përfaqësuesit e vendeve anëtare që KFOR-i të mbetet në Kosovë sepse, sipas fjalëve të tij, është garantuesi kryesor i sigurisë për serbët në Kosovë.