vritet-ylli-i-futbollit

Vritet ylli i futbollit (Video)

Ylli i Ex-NFL, (ekip futbolli amerikan) Joe McKnight është qëlluar qëllimisht nga një 54 vjeçar, pas një konflikti rrugorë, në New Orleans.

Periskopi.com Sporti

MCKnight i cili ka luajtur për New York, Jets dhe Kansas City, është vrarë të mërkurën, pas një konflikti në kryqëzim rrugor, raporton Shenja tv.

Stafi i emergjencës, i dhanë ndihmën e parë 28 vjeçarit por ai u shpallë i vdekur në vendin e ngjarjes.

Ronald Gasser 54 vjeçar është dërguar në mbajtjte pas incidentit.

Ai është duke u marrë në pyetje nga dedektivët. Policia ka thënë se Gasser nuk u largua nga vendi i ngjarjes dhe u ka kthyer armën autoriteteve.