Vrasje e dyfishtë në Kentucky të SHBA

Dy persona mbetën të vrarë dhe 4 të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi me armë zjarri në një park në Kentaki në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Periskopi.com Lajme

Sipas zyrtarëve të policisë amerikane, vrasja e dyfishtë ndodhi teksa në park po zhvillohej një aktivitet tradicional i futbollit amerikan, mes të rinjve.

Viktimat raportohet se janë dy meshkuj me ngjyrë, ndërsa personat e plagosur u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk ka asnjë të dyshuar për krimin dhe motivet e tij mbeten të paqarta, përcjell tvklan. Vrasjet e afro-amerikanëve janë shtuar ndjeshëm së fundi në SHBA, çka ka nxitur edhe protesta të shumta kundër racizmit dhe ksenofobisë.