Vllasi në Beograd: Kosova mund të ishte pjesë e Serbisë në kuadër të një kornize jugosllave

Periskopi.com Lajme

Ish-zyrtari i lartë i Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, Azem Vllasi, tha në Beograd se “Kosova mund të ishte pjesë e Serbisë vetëm në rastin e një kornize jugosllave.”

Në takimin ndërkombëtar, “Dialogu Strategjik i Beogradit” deklaroi se është e nevojshme dhe e dobishme të normalizohen marrëdhëniet Kosovë-Serbi, para së gjithash, siç tha ai, për të mirën e serbëve që jetojnë në Kosovë.

Vllasi shtoi se marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës do të normalizohen për një maksimum prej një viti e gjysmë, raporton “b92”, transmeton Periskopi.

Duke folur në panelin e sotëm me temën “Jugosllavi – një mundësi e humbur apo iluzion politik”, ai u pyet në lidhje për rolin e Kosovës në shpërbërjen e RSFJ-së.

“Ne nuk e shkatërruam Jugosllavinë dhe nëse e donim një gjë të tillë, nuk e kishim atë pushtet”, tha Vllasi.

Ai tha se Kosova mund të jetë pjesë e Serbisë, ndërsa ekziston një kornizë jugosllave, por që qëndrimi i Kosovës në Serbi jashtë Jugosllavisë ishte një “mision i pamundur”.

“Nuk e di se si mund të imagjinohet sot se Kosova do të mbetet në Serbi pas ndarjes së Malit të Zi”, tha Vllasi.

Ish-anëtari i presidencës së RSFJ-së, Jugoslav Kostiç tha se Jugosllavia përfaqësonte një mundësi të humbur dhe theksoi rëndësinë e “faktorit të huaj” në copëtimin e tij, veçanërisht ministrat e atëhershëm të Gjermanisë, Italisë dhe Austrisë.

“Për mua, nuk ka dyshim se ne mund të vazhdojmë të jetojmë në harmoni, por ne ishim tokë pjellore për të huajt”. Ndërsa Presidenca e RSFJ mbrojti Jugosllavinë në Beograd, Sarajevë, Ohër, (Hans-Ditrih) Genscher, (Giani) De Mikelis dhe Alojz) Mok përfundoi punën për Kroacinë dhe Slloveninë,” tha Kostiç.

Ai shtoi se Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është një garantues që Serbia do të udhëheqë një politikë bashkëpunimi dhe pajtimi në rajon, drejt së ardhmes.

Princi Vladimir Karagjorgjeviq tha se reformat kushtetuese të vitit 1974 ishin një thikë në shpinë të Jugosllavisë, por që shpërbërja e atij vendi ishte faji i përbashkët i të gjitha forcave në RSFJ dhe bashkësisë ndërkombëtare.

Ai tha se nuk mund të flitet për fajin e njërës anë, ndërsa ai i tha Millosheviçit dikur se ai nuk ishte as “komunist i ndershëm, as i sinqertë, por oportunist”.

“Nuk mund të thuhet se shpërbërja e Jugosllavisë është faji i një njeriu apo vetëm njërës anë,” tha Karagjorgjeviq./Periskopi/