messi

Vjen lajmi më i keq për Barcelonën para El Clasicos

Lajmet shumë të këqija për tifozët e Barcelonës vijnë nga Spanja.

Periskopi.com Sporti

E përditshmja spanjolle AS shkruan se pesë herë futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi nuk ka stërvitur me Barcelonën në ditën e sotme.

Raportohet se argjentinasi ka probleme fizike.

Mbetet të shihet nëse ai do të jetë i gatshëm për derbin më të madh të futbollit në botë, atë kundër Real Madridit.

Por, dihet se në rast të mungesës së tij, Barcelona do të kishte shumë më pak gjasa për triumf ndaj rivalit më të madh. /Periskopi.com