1223

Vjen biçikleta me energji diellore (Foto)

Biçikleta diellore është e pajisur me panele, të cilat thithin energjinë diellore dhe e shndërrojnë atë në energji elektrike. Ajo është ndërtuar nga një inxhinier danez që është i dhënë pas energjisë diellore.

Periskopi.com Tech/Auto

Jasper Frausig shpjegon se biçikleta diellore është një prototip unik i biçikletave elektrike që në fund të fundit duket si biçikletë normale.

Pasi studioi koncepte të ndryshme, inxhinieri danez vendosi të ndërtojë një biçikletë të zakonshme por elektrike, që të jetë më e thjeshtë për t’u përdorur.

Kjo biçikletë është disa herë me e lehtë dhe shumë më aerodinamike se simotrat e saj që shfrytëzojnë gjithashtu energjinë diellore.

capture