20161129152949460646

Viets: Sundimi ligjit, garanci për rrugën evropiane të Kosovës

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu priti në takim ambasadoren e Gjermanisë Angelika Viets me të cilën bisedoi lidhur me bashkëpunimin ekonomik në mes ty vendeve.

Periskopi.com Lajme

Në takim u theksua rëndësia e vazhdimit dhe thellimit të bashkëpunimit në mes të dy vendeve në të gjitha lëmenjtë duke pas parasysh se Gjermania është vend shumë i zhvilluar ekonomiko dhe njëkohësisht donatori më i madh i Kosovës deri më tash.

Gërxhaliu me këtë rast ka theksuar se Kosova është e orientuar drejtë ekonomisë, Evropës, arsimit, ambientalizmit dhe përvoja e vendeve të zhvilluara dhe partneriteti me Gjermaninë është i një rëndësie të veçantë.

“Si OEK me të vërtetë kemi arsye të falënderojmë qeverinë dhe shtetin gjerman për mbështetje qoftë në hartimin e strategjisë, qoftë në certifikim ashtu edhe në hapjen e perspektivës së bizneseve kosovare përmes Akademisë së Ndërmarrësisë, por dua të besoj se është koha kur Kosova duhet të bëjë më tepër në fuqizimin e rendit dhe ligjit, në ngritjen e përgjegjësisë edukativ e dhe definitivisht reformën në aspektin e aftësimit profesional dhe dual, gjë që duhet të jetë prioritet i prioriteteve”, tha kryetari Gërxhaliu.

Kurse Viets, sipas komunikatës për media të OEK-së, u shpreh e impresionuar me vizitën, aktivitetet dhe të arriturat e Odës.

“Është e vërtetë që sfida më e madhe e Kosovës është sundimi i rendit dhe ligjit dhe nëse në këtë drejtim nuk do të behën hapa pozitiv atëherë edhe procesi integrues dhe qëndrueshmëria ekonomike do të mbeten vetëm dëshirë dhe jo realitet”, tha ambasadorja gjermane.

Ajo tha se duhet të ndahet agjenda politike nga ajo ekonomike dhe që ekonomia ta zë vendin e merituar bazuar në sundim të rendit dhe ligjit dhe ekspertizë shkencore.

“Ajo që i duhet Kosovës në të ardhmen është që të fokusohet më tepër në reformë të sistemit të arsimit orientuar në arsim dual dhe profesional, një përvojë të cilën Gjermania e ka eksportuar me të madhe në vendet e ndryshme. Kjo përvojë duhet të jetë një motivim shtesë për të rinjtë kosovar që t ia mësyjnë punësimit në sektorin privat dhe jo të mbesin të orientuar në administratë publike. Besoj që me këtë orientim dhe bazuar në sundim të rendit dhe ligjit dhe ekspertizë shkencore Kosova do të arrij të ketë qëndrueshmëri ekonomike në aspektin intern dhe do krijon kushte për joshjen e investitorëve të huaj”, tha ambasadorja Viets.