Video e vrasjes së Arkanit, e cila është fshehur si sekret shtetëror

Periskopi.com Lajme

Kanë kaluar 17 vjet, dhe vrasja e Arkanit mbetet po aq intriguese për publikun. E kush është urdhërdhënësi i likuidimit të tij – ende nuk dihet.

Më 15 janar të vitit 2000, përpara ndërtesës së “Intercontinental”, sot “Crown Plaza”, rreth 17 orë kishin qëndruar dy makina, transmeton Telegrafi.

Nga një Opel Kalibra kishte dalë Dragan Nikoliq Gagi dhe Milan Gjuriçiç Miki, të cilët edhe më herët kishin qenë të njohur për policinë.

Nga vetura tjetër, nga një Golf, kishin dalë Zoran Nikoliq Pegla, si dhe një anëtar i Qetës së dytë të Batalionit të Parë të Brigadës së Policisë së Beogradit, Dobroslav Gavriq.

Pegla kishte qëndruar në parking, derisa këta tre të tjerët hynë në sallë, të përgatitur për të kryer një vrasje të trefishtë, përcjell Dnevni Avaz.

Në hollin e hotelit kishte një “turmë të fshehtë”. Arkani ishte i ulur në një ”separe” larg recepcionit. Në hotel kishte ardhur me gruan e tij, Svetlana Ceca Raznatovic, motrën e saj Lidija Veliçkoviç, si dhe truprojën Zvonko Mateoviq.

Ndërsa motrat, të shoqëruara nga Mateoviq po bënin një shëtitje nëpër butiqe, Arkan, së bashku me shokët ishin të ulur në holl. Disa minuta pas orës 17:00, kishin hyrë brenda. Gagi dhe Miki.

Ata i shtrënguan duart me Arkanin dhe u drejtuan për shkallët që çonin tek sallat për bankete, transmeton Telegrafi.

Gavriq u ul në një kabinë, disa metra prapa Arkanit. Një minutë më vonë, Gavriq u ngrit nga tavolina.

Nga palltoja ai e kishte nxjerrë një armë “CZ 99”. Tre plumba qëlluan Arkanin në pjesën e prapme të kokës. Në dyshemenë e hollit të “Intercontinental” ranë gjësende dhe vizitorët u shtrinë për tokë për tu shpëtuar plumbave.

Policia në vendngjarje erdhën shpejt, por jo edhe autoambulanca. Ceca dhe Lydia, qanin dhe luteshin për ndihmë, duke tërhequr zvarrë Arkanin në dalje të hotelit.

Ceca atëherë ishte duke u përpjekur për të bindur një oficer të policisë që me automjet zyrtar ta dërgonin Arkanin në spital.

Ai e kishte refuzuar sepse nuk kishte leje nga mbikëqyrësi. Më në fund, me një BMW, Arkani ishte dërguar në Qendrën Emergjente. Atje ishte deklaruar edhe zyrtarisht i vdekur.