vet

Veturat zyrtare parkojnë midis rrugës në Prizren (Foto)

Për ndër të dijetarit shqiptar Ukshin Hoti, dje në Universitetin e Prizrenit (UPZ) që mban emrin “Ukshin Hoti”, u organizua një orë letrare si dhe u mbajt një marrsh nga studentët e këtij universiteti, ndërsa sot është bërë edhe zbulimi i shtatores së Ukshin Hotit.

Periskopi.com Lajme

Të gjitha këto aktivitete mbajnë emrin “Ditët e Ukshinit”.

Ndërkaq, në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Ukshin Hotit kanë marrë pjesë edhe zyrtarë shtetërorë, e pjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Por, qytetarë të Prizrenit i kanë dërguar portalit Koha.net fotografi të veturave zyrtare që kanë parkuar midis rrugës, me gjasë për të marrë pjesë në këtë ceremoni.

vet